Noizy thyen më në fund heshtjen, flet për marrëdhënien me Bora Zemanin

schedule09:08 - 16 Janar, 2022

schedule 09:08 - 16 Janar, 2022

Ditët e fundi është aluduar për një marrëdhënie romantike midis Noizyt dhe moderatores, Bora Zemani.

Në portale ka qarkulluar lajmi se ka diçka mes dyshes, pasi në internet u shpërnda një video ku Noizy i buzëqesh Bora Zemanit.

Por si qendron e vërteta? A është Noizy në një marrëdhënie dashurore me Borën?

Në lidhje me këtë, në një intervistë për “Why?Not” me moderatore, Roza Lati, Noizy thotë se me Borën janë miq dhe se nuk ka asgjë më shumë mes tyre.

Noizy: Premtoj që nuk kam asgjë. Është thjesht një shoqe. Nuk e dija që ishte edhe ditëlindja e Borës. Festa që u komentua ishte ditëlindja e shoqes së Borës, Elona Balaj. Borën e kam shoqe, asgjë më shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!