Policia ka reaguar në lidhje me kamionin që u kap me drogë në kufi me Malin e Zi.
Përmes një deklarate për mediat policia bën me dije se kamioni me targa shqiptare i ngarkuar me bimë medicinale është kapur nga autoritetet malazeze teksa ka kaluar në pikën kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me sasinë e kapur apo me persona të shoqëruar.
LEXO EDHE: Kapet drogë e madhe në kamionin me targa shqiptare në Mal të Zi
Mediat malazese theksojnë se droga e sekuestruar kishte destinacion Gjermaninë.
“Në Malin e Zi është kapur një kamion, brenda të cilit, autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi, kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Nga veprimet e para hetimore të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.
Grupi hetimor i ngritur në Policinë e Shtetit po vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale në territorin e vendit tonë, duke koordinuar veprimet me palën malazeze”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al