Majk dhe Dafina vjedhin këngën e artistes serbe?

schedule14:56 - 15 Janar, 2022

schedule 14:56 - 15 Janar, 2022

Dafina Zeqiri dhe Majk, dy artistët më në zë të estradës publikuan duetin e tyre të parë. Kënga me titull “Më fal” u prit shumë mirë nga publiku, dhe vetëm në dy ditë, ka mbledhur afro 1 milionë klikime. Megjithatë, duket se kënga e tyre është e vjedhur.

Ata janë akuzuar se kanë kopjuar këngëtaren serbe Voyage. Kënga e saj, Budi Tu, publikuar në vitin 2019 është shumë e ngjashme me melodinë e këngës së Majkut dhe Dafinës. Kjo gjë është vënë në pah dhe nga ndjekësit e tyre.

Sakaq, ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga Majk dhe Dafina.

/abcnews.al