Rastësi apo e qëllimshme? Detaji që nuk u vu re, si reagoi Donaldi kur i kujtuan takimin me Borën

schedule12:54 - 15 Janar, 2022

schedule 12:54 - 15 Janar, 2022

Mbrëmjen e djeshme u diskutua shumë mbi raportin mes Donaldit dhe Beatrixës brenda shtëpisë së Big Brother. Ata kanë nisur një romancë, por shpeshherë kanë pasur përplasje për faktin se këngëtarja pretendon se nuk po merr vëmendjen e duhur nga Donaldi.

Mbrëmë, teksa po transmetohej një klip me momente të dyshes, u vu re një detaj i çuditshëm. Bëhej fjalë për një veprim që pati bërë aktori i humorit ditën kur takoi Bora Zemanin brenda shtëpisë. Ky detaj nuk kaloi pa u vënë re dhe nga Donaldi, gjë që u reflektua nga mimika e tij.

Të jetë vallë një rastësi apo e qëllimshme nga ana e produksionit? Donaldi është kritikuar shumë se nisi lidhjen me Trixën ndërkohë që kishte dhënë shpresa për një rikthim me Borën.

Duke komentuar veprimet e ditëve të fundit të Donaldit ndaj Trixës, Ardit Çuni dhe Paloma thanë se ai e ka kuptuar se është nxituar në lidhje me Trixën dhe se nuk ka ndjenja për të.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!