Statistikat e popullsisë së Britanisë na paraqesin një pamje të zymtë. Shkalla e fertilitetit, e cila mund të konsiderohet numri i fëmijëve që një grua do të ketë gjatë jetës së saj, është vetëm 1.65.
Parashikimet rreth jetëgjatësisë janë gjithashtu gjithnjë e më pesimiste. Të dhënat të publikuara më 12 janar nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) vlerësojnë se popullsia do të rritet me vetëm 3% deri në vitin 2030. Deri në 2020, popullsia u rrit me 7%. Ndërkohë, numri i personave të moshës mbi 85 vjeç pritet të shënojë rritje, raporton abcnews.al
Në mesin e vitit 2020, më pak se 2 milionë persona ishin mbi 85 vjeç, ndërsa sipas parashikimeve deri në vitin 2045 shifra pritet të rritet në 3 milion. Ashtu si në vendet e tjera të pasura, gratë po lindin më pak fëmijë: pas kulmit që pasoi Luftën e Dytë Botërore, normat e lindshmërisë kanë shënuar rënie.
Diçka e tillë ka ndikuar në demografinë e Britanisë dhe më gjerë. Në Japoni, personat që kanë lindur midis 1947 dhe 1949, kanë kontribuar në plakjen e shpejtë të vendit: pothuajse 30% e popullsisë janë mbi 65 vjeç.
Sipas parashikimeve që nga viti viti 2012, jetëgjatësia e një personi që do të lindë në vitin 2025 do të jetë 2.1 vite më e ulët se parashikimi i bërë në 2012. Kjo popullsi me rritje të ngadaltë do të ketë një kosto. Numri i të rriturve në moshë pensioni për çdo 1000 persona në moshë pune parashikohet të rritet nga 280 në mesin e vitit 2020 në 341 nga mesi i vitit 2045, raporton abcnews.al
Vendet e tjera të pasura po përballen me raporte edhe më negative. Mesatarja e Bashkimit Europian pparashikohet të rritet nga 340 në 2019 në 590 në 2070. Sado skeptikë të jenë, vendet me popullsi në plakje do të duhet të shikojnë përtej kufijve të tyre.
Migrimi ka qenë një burim kyç i rritjes së popullsisë në Britani për dekada, por Ridhi Kashyap, një demografe në Universitetin e Oksfordit, beson se do të luajë një rol edhe më të rëndësishëm në të ardhmen.
“Duke pasur parasysh skenarin e zymtë të vdekshmërisë dhe rënien e lindshmërisë, migrimi po bëhet gjithnjë e më i spikatur,” tha ajo.
E gjithë kjo do të thotë se qeveritë kundër imigracionit në fakt po krijojnë probleme për të ardhmen.
/abcnews.al