“Omicron” shkakton infektime rekord, Australia drejt pikut të pandemisë

schedule07:47 - 15 Janar, 2022

schedule 07:47 - 15 Janar, 2022

Vala e variantit Omicron në Australi mund të ketë arritur kulmin, njoftuan autoritetet, megjithatë, duke paralajmëruar se rastet ditore do të mbeten afër niveleve rekord për javët e ardhshme.

Pasi ka ashpërsuar masat kundër pandemisë, Australia tani po regjistron infeksione rekord për shkak të variantit Omicron. Shumica e pjesëve të vendit kanë përshtatur strategjinë e tyre për të ndihmuar njerëzit të mësojnë të jetojnë me virusin, pasi kanë arritur shkallë të lartë vaksinimi.

Këtë vit, janë regjistruar më shumë se 1.2 milionë infeksione, krahasuar me 200,000 për vitin 2020 dhe 2021 së bashku.

“Nuk kemi mbaruar ende me këtë dhe mendoj se do të ketë një numër të madh rastesh që do të diagnostikohen në Australi në javët e ardhshme”, u tha gazetarëve shefi i shëndetësisë Paul Kelly, duke iu referuar shpërthimit të Omicron. Megjithatë, të dhënat nga disa shtete “më bëjnë të besoj se jemi afër kulmit të kësaj vale për sa i përket rasteve”.

Infeksionet kanë rënë gjatë tre ditëve të fundit ndërsa rritjet e shtrimeve në spital në shtetin më të prekur të Australisë të Uellsit të Ri Jugor, më i populluari i Australisë, janë ngadalësuar pak, sipas shifrave zyrtare. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!