Një rast i ri i trafikimit të drogës është zbuluar nga policia e Durrësit. Gjatë kontrollit duke përdorur qenin antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, në një mjet i cili ishte i ngarkuar në një karotrec policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 15 kilogramë lëndë narkotike e llojit Marjuanë. Kjo ngarkesë u kap gjatë vijës së dytë të kufirit në Portin e Durrësit dhe dyshohet se do nisej për në Itali. Në përfundim të veprimeve të para hetimore policia bërië arrestimin në flagrancë të tre personave, drejtuesit dhe dy pasagjerëve, nga Kosova dhe Serbia. /abcnews.al
Drogë në makinën e ngarkuar në karrotrec, 3 në pranga
schedule13:24 - 14 Shkurt, 2019
schedule 13:24 - 14 Shkurt, 2019