Olta Gixhari nuk po i shijon aq sa duhet pushimet në Kubë, “qan hallet” me ndjekësit

schedule20:10 - 14 Janar, 2022

schedule 20:10 - 14 Janar, 2022

Aktorja e mirënjohur, Olta Gixhari i ka kaluar ditët e para te vitit të ri në Kubë. Aktorja ka ndarë shpeshherë momente në rrjete sociale, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Mirëpo, sikurse çdo nënë tjetër, dhe Olta ka një “hall”.

Nëpërmjet disa videove në Instastory, aktorja shprehet se në fakt, i vetmi që i ka shijuar pushimet është djali i saj. “Kam marrë mesazhe lum si ti je me pushime, në Kuba po rri gjatë. E di kush është me pushime? Amari. Ndërsa ne të dy, mos Amar këtu, mos e prek atë, u rrëzua, ça ore është ushqimi, u bë dreka.

Domethënë mezi po pres të kthehem dhe ta çoj Amarin te gjyshërit dhe të bëjmë disa ditë pushime unë dhe babi i Amarit që po vdesim nga pagjumësia dhe vrapi.”, është shprehur Olta.

/abcnews.al