Presidenti Ilir Meta këtë të enjte në deklaratën e tij për mediat ka bërë me dije se në protestën e 8 janarit, para selisë blu dhuna është përdorur nga të dy palët.
Meta ka publikuar disa foto që sipas tij vertetojnë dhunën e ushtruar nga jashtë godinës dhe brenda selisë.
Ndër të tjera ai ka veçuar dhe ka komentuar dhe publikimin e disa fotove që persona të inkriminuar sipas tij mund të ndodheshin brenda selisë disa ditë para protestës, që sipas tij duhet hetuar se kush janë këto persona.
Kreu i shtetit ka bërë me dije se ishte i shqetësuar për situatën e paprecedentë që po ndodhte në selinë e partisë së dytë më të madhe në vend dhe për këtë ka qenë në kontakt me institucionet ligjzbatuese për të qenë i informuar dhe verifikuar të gjithë elementët kriminal që do të përdoreshin në këtë grupim.
“Dhunë ka pasur nga dy palët, kemi parë nga jashtë godinës dhe nga ballkoni i zyrës së kryedemokratit aktual të PD-së. Kemi parë fotografi me persona që ishin të maskuar që shpërndaheshin me krenari ishin apo jo brenda selisë nuk e di. Kemi parë në emisione që nuk ka dyer të blinduara por që faktet treguan të kundërtën.
E gjithë kjo vjen nga mungesa për të respektuar votën e lirë. Nga një palë kemi parë shkarkime, shkarkohen deputetë, nga FRD nga zyra e gruas. Nga pala tjetër vetëm ftoh. Kemi parë dorëzimet e dokumenteve në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, dhe kundërshtimet nga pala tjetër, Thelbi i krizës është mungesa e vullnetit për të zbatuar votën e lirë.
As mjetet fizike dhe as mjetet policeske, as paramilitare dhe as varretë që u bien dyerve të blinduara nuk e zgjidhin, kërkohet një zgjidhje tjetër”, është shprehur Meta.
Meta theksoi gjithashtu se Berisha duhej të kontrollonte turmën që në fillim.
“Kush shpall revolucion duhet ta drejtojë atë gjithnjë, sepse revolucioni mund të bëjë edhe gabime“, tha Meta. /abcnews.al