Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërhyrja që zevëndëson syzet me lente, blogerja tregon eksperiencën e saj, mjeku: Duhen vetëm 20 min

schedule10:10 - 14 Janar, 2022

schedule 10:10 - 14 Janar, 2022

Doktori, Nadon Qafa në “Universal Eye Hospital” ka shpjeguar ndërhyrjen që zëvendëson syzet me lente.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se kjo procedurë zgjat më pak se 20 minuta dhe të nesërmen je i rikuperuar fizikisht.

“Një nga pikat më të forta të kësaj ndërhyrje është rikuperimi i shpejtë, që në spitalin tonë u bë tre vjet tani që po e kryejmë. Është rikuperimi i shpejtë, jo thjesht nga ana vizive, por edhe nga ana e simptomave, pra çlirimi nga diskomforti që kanë natën e parë, që të nesërmen mund të dilni, të aktivizoheni shumë shpejt. Brenda dy-tre ditësh mund të kthehesh në aktivitet normal”, u shpreh doktori.

Nga ana tjetër, në një lidhje me Skype, blogerja e njohur, Valbona Lasku, ka rrëfyer se e ka kryer edhe ajo këtë ndërhyrje, duke e konsideruar shumë të lehtë.

“Është një gjë thjesht 20 min, siç e tha dhe doktori. Është në kokën e pacientit e gjithë frika, sepse unë nuk kam ndjerë absolutisht asgjë. Edhe siç tha doktori, të nesërmen je gati për punë. Në fakt, mua më ka telendisur të nesërmen ditën e parë për në punë. Më tha: ‘Ta dije që do shkoje do të kisha ndaluar’. Unë shkova se nuk ndjen asgjë, ti je gati për të ikur në punë. Me një xham me numër dhe me një xham me numër sepse sytë bëhen në ditë të ndryshme, do dy-tre ditë për t’u bërë syri tjetër dhe pastaj kur operova syrin e dytë ndoqa këshillat e doktorit për shkak të higjenës që ti mos të marrësh infeksion. Pavarësisht se është i thjesht dhe ti nuk ndjen asgjë, është një operim”, tregoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!