Kanye West dyshohet se ka goditur me grusht një fans pasi i kërkoi një autograf. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm. 44-vjeçari, i cili tani quhet Ye, dyshohet se debatoi me fansin jashtë një klubi në Los Angeles. Fansi iu afrua reperit që po afrohej pranë makinës së tij jashtë klubit, kur i kërkoi autografin.
Një video e siguruar nga TMZ, e regjistruar nga një kalimtar i rastësishëm, tregon reperin, në dukje i inatosur, duke bërtitur. Më pas, dyshohet se Kanye e goditi me grusht duke e rrëzuar në tokë. Policia po heton ngjarjen por nuk ka të arrestuar. Ndërkaq, sa i përket reperit, ende nuk ka reaguar publikisht për ngjarjen.