Dy vajza të mitura, njëra në Tiranë dhe tjetra në Përrenjas janë denoncuar si të humbura nga familjet e tyre.
Njoftohet se më 12 janar është kallëzuar në polici humbja e një adoleshente. Bëhet e ditur se 15-vjeçarja Xh. Ç., është larguar nga banesa e saj në Përrenjas dhe nuk është kthyer më.
Po më 12 janar, një 38-vjeçar ka kallëzuar në polici se vajza e tij 16 vjeçe është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Rrethanat e dy ngjarjeve nuk dihen ende, ndërsa policia po punon për të lokalizuar dy të miturat.
Po ashtu, në Vlorë është denoncuar humbja e një 22-vjeçari. Më 12 janar, 27-vjeçarja me iniciale M. Gj., ka kallëzuar vëllai i saj është larguar nga banesa më 14 dhjetor dhe nuk ka pasur më asnjë kontakt me të riun. /abcnews.al/