Interi arriti të shënonte gol në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Juventusit, për të fituar kështu edhe trofeun e parë sezonal atë të Superkupës së Italisë.
Një ndeshje që kishte emocione të forta, ku janë dashur 120 minuta për të parë skuadrën fituese.
Një episod ka ndodhur në momentin e golit. Teksa ora tregonte sekondat e fundit të ndeshjes, dhe sfida ishte 1-1, trajneri i Juventusit e këshilloi Bonuccin të përgatitej që të hynte në fushë për të gjuajtur penalltitë.
Teksa Bonucci priste në vijat kufizuese që topi të dilte jashtë, ndodhi ajo që askush nuk e priste, topi përfundoi në fund të rrjetës së Juventusit, teksa Sanhez u shndërrua në heroin e zikaltërve.
Një situatë kjo që ka irrituar jashtë mase Bonuccin, i cili shfryn nervat te një pjesëtar i skuadrës së Interit, ku lojtari italian shikohet teksa e shtyn.
Omggggg hold dat bonucci pic.twitter.com/5JiliW8syg
— ?mø (@aouurz) January 12, 2022
/f.a/abcnews.al