Vlorë- Një 55-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e flakëve që përfshinë banesën ku ai jetonte.
Gj. B raportohet se jetonte i vetëm në lagjen “Rilindja”, ku rreth orës 6:20, është përfshirë nga flakët banesa e tij ku si pasojë e flakëve ai ka humbur jetën.
Sipas policisë 55-vjeçari jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor.
Njoftimi i policisë:
Vlorë- Më datë 13.01.2022, rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja”, Vlorë është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit Gj. B., rreth 55 vjec, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor. Si pasojë e flakëve ky shtetas ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
/Abcnews.al/