Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për televizionin serb “RTS” ka paralajmëruar për pasoja nëse nuk lejohen serbët e Kosovës të votojnë në referendumin e Serbisë.
“Sonte ka ndodhur diçka në Prishtinë. Dërguan 20 forca speciale Rosu në Graçanicë, duke pritur që të gjenin takim atje e ta ndalonin. Nuk gjetën, andaj nuk arrestuan sonte. Kur humbet pushtetin politik, është gati për shumë lëvizje politike.
Lexo edhe: Kurti telefonatë me Borrell: Si mund të votojnë në referendum serbët
Pasojat do të jenë të gjëra që duan të ndalojnë votimin e serbëve në referendum. Kërkesa ime për të gjithë komunitetin ndërkombëtar është që të informojë fëmijën e tyre që e përkëdhel dhe kujdeset aq shumë, se duhet të respektojë marrëveshjet. Pasojat do të jenë shumë të rënda nëse kjo ndodhë, më të rënda se që supozojnë shqiptarët e Quinti”, tha Vuçiç.