Një foshnjë e porsalindur është gjetur në rrugë në temperatura -20C në Siberi. Mediat e huaja shkruajnë se foshnja është gjetur nga pesë adoleshentë në një kuti vezësh në një rrugë të largët pranë fshatit Sosnovka jashtë Novosibirsk të premten.
Vogëlushja u dërgua me urgjencë në spital nga një prej prindërve të adoleshentëve ku u deklarua në gjendje të mirë. Autoritetet ruse janë në ndjekje të nënës së foshnjës e cila e la në temperatura ekstreme foshnjën.
Ndërkohë prindërit e një prej adoleshentëve që gjetën vogëlushen, kanë shprehur dëshirën për të birësuar atë, ndërkohë që presin që të gjendet ndonjë kontakt me të afërmit.
Dmitry Litvinov, babai i një prej adoleshentëve në një prononcim për mediat ka bërë me dije se miqtë adoleshentë kishin dalë për një shëtitje në ditën e Krishtlindjeve ortodokse.
“Veçse ishte errësirë, ata po kontrollonin duke aktivizuar dritën në telefonat e tyre, duke parë se çfarë ishte në kuti”, ka thënë Litvinov.
Brenda ishte një vogëlushe e lënë me një batanije si leckë dhe një shishe, shtoi ai. Ai dhe bashkëshortja e tij Anna u thirrën në vendngjarje nga djali i tyre Renat dhe e çuan foshnjën me makinë në një spital të qytetit. Frika ishte se vogëlushja, e cila besohet se ishte rreth tre ditëshe kur u gjet, mund të kishte pësuar ngrirje dhe nuk do të mbijetonte.
Me të mbërritur në spital, një mjek e ekzaminoi shpejt foshnjën dhe e ngrohi duke ia fërkuar butësisht krahët dhe këmbët./abcnews.al