Do të kandidoni për Bashkinë e Durrësit? Si përgjigjet Agron Duka

schedule20:59 - 12 Shkurt, 2019

schedule 20:59 - 12 Shkurt, 2019

Zgjedhjet vendore të këtij viti do të mbahen më 30 Qershor. Ende është herët për të folur për kandidatët të cilët do të garojnë. Por Agron Duka në “Provokacija” tregoi nëse do të kandidojë për Bashkinë e Durrësit apo jo.

Ai theksoi se këtë do ta mendonte ta bënte vetëm nëse do të dilte i vetëm dhe jo si kandidat i përbashkët me opozitën.

Agron Duka: Nuk më pëlqen faktikisht të dal si kandidat i përbashkët. Ndoshta nëse do të dal i vetëm është për t’u menduar se në fund të fundit mund të jetë detyrim i grupit shoqëror që të tregojmë dhe ne forcën tonë.

Mustafa Nano: Shanset do jenë më të mëdha nëse do jeni krah opozitës?

Agron Duka: Varet. Thonë që politika është e artit të së pamundurës. Unë edhe mund ta provoj vetëm, kurse në koalicion nuk e kam menduar ndonjëherë të dal. Por ne kemi caktuar grupe pune që po identifikojnë persona që mund të kandidojnë në disa bashki, të cilën do tentojnë të fitojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!