Adolf Selmani u largua nga skuadra e Teutës drejt Kastriotit gjatë kësaj merkatoje, duke lënë një boshllëk të madh në mbrojtje te kampionët në fuqi.
Drejtuesit kanë filluar menjëherë nga puna për të gjetur një zëvendësues të Selmanit në prapavijë, teksa kanë menduar të “peshkojnë” në Kosovë.
Sipas “Gazeta Blic Sport” bëhet me dije se durrsakët po tentojnë të arrijnë një marrëveshje më Franc Veliun, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Gjilanit, ndërsa nuk ka gjetur shumë hapësirë në formacionin e skuadrës.
Një rikthim i mundshëm i Veliut në superiore mund të ndodhi me kampionët që kërkojnë një lojtarë me eksperiencë që të japë garanci në mbrojtje. /f.a/abcnews.al