Me uljen e temperaturave janë rikthyer reshjet e dëborës në juglindje të vendit. Pasditen e sotme reshjet e dëborës kanë nisur në Korçë duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.
Aktualisht aksi rrugor Korçë-Dardhë është i kalueshëm pjesërisht për automjetet e pajisur me zinxhirë.
Policia rrugore po bën kontrolle duke mos lejuar qarkullimin e makinave që nuk kanë zinxhirë apo goma dimërore.
Deri më tani në akset e tjera rrugore nuk ka probleme sa i takon lëvizjes së makinave për shkak se prezenca e dëborës nuk ka shkaktuar vështirësi në qarkullim. m.v/Abcnews.al