Kalido Koulibaly vendosi të qëndrojë te Napoli, duke refuzuar kështu disa ekipe, mes të cilave edhe gjigandët e francës, PSG-së.
Në një intervistë për “Canal +” mbrojtësi i Napoit ka treguar për prapaskenat e merkatos dhe qëndrimin e tij në Seria A.
“Po, është e vërtetë që kam biseduar me shumë klube, mes të cilëve edhe PSG. Ka pasur një interesim, por këto janë gjëra për të cilat nuk më pëlqen që të flas. Preferoj që të luaj futboll.
Napoli vendosi që të më mbajë dhe kjo tregon gjithë dashurinë që kanë për mua, klubi dhe tifozët. Do të vazhdoj të punoj dhe të bëj paraqitje të mira, që të vazhdoj të jem një nga mbrojtësit më të mirë në botë.
Më gëzon fakti që PSG-ja më kërkoi, sepse tregon se ata po shohin se sa mirë po luaj dhe kjo më inkurajon. Është diçka e bukur të krahasohesh me Sergio Ramos, një idhull për të gjithë”, ka përfunduar mbrojtësi”, ka treguar Koulibaly.
Kujtojmë se aktualisht mbrojtësi i Senegalit është i infektuar me Covid-19. /f.a/abcnews.al