Klodjan Stafuka, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Nikël të Fushë-Krujës ka lënë spitalin. Stafuka dhe Gentjan Bejtja u paraqitën të plagosur në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ata i shpëtuan një atentati. Të shtënat kanë kapur vetëm Gentjan Bejtjan, i cili udhëtonte në të njëjtën makinë me Klodjan Stafuka. Ky i fundit ka mbetur i plagosur nga dalja e makinës nga rrugë si pasojë e humbjes së kontrolli pas të shtënave me armë zjarri.
Gentjan Bejtja ka marrë një plumb në krah dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nën kujdesin e mjekëve është edhe i dëmtuari nga aksidenti Klodjan Stafuka. g.v/abcnews.al