Vau i Dejës është tronditur nga një krim brenda familjes. 50-vjeçari N.H ka qëlluar për vdekje me kallashnikov ish-bashkëjetuesen e tij Gjuliana Topallin, 40-vjeçe.
Krimi i rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Nenshat rreth orës 16:44. Pasi ka vrarë ish-bashkëjetuesen, 50-vjeçari ka tentuar të vras edhe veten, por plumbi e ka “falur”. Aktualisht autori ndodhet i plagosur në spitalin e Shkodrës.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi.
Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës/ Informacion paraprak Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.
Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.
/abcnews.al/