Norwich dhe Charlton zhvilluan mes tyre ndeshjen e vlefshme për Fa Cup, sfidë që e fitoi skuadra e Norwich, me rezultatin 1-0.
Lojtari i përfaqësueses së Kosovës i cili aktivizohet me Norwich , Milot Rashica ka arritur të shënojë gol për skuadrën e tij, duke i dhënë kështu fitoren që përkthehet në kualifikim.
Rashica dërgoi topin në rrjet në minutën e 79, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh, teksa nuk e kishte të vështirë të realizonte pas asistit perfekt nga shoku i skuadrës. Skuadrat nuk kanë mundur të shënojnë gola të tjerë, me Norwich që i falet Rashicës për 3 pikët.