Kryeministri Edi Rama publikoi më herët gjatë të dielës një foto të tijën ndërsa blinte domate, siç tha ai, me porosi të bashkëshortes Linda. Megjithatë, ndjekësit e tij në mediat sociale nuk kanë ngurruar që ta akuzojnë se, ashtu si kryebashkiaku Erion Veliaj-Obamën, kreu i qeverisë është duke kopjuar Angela Merkel.
Qytetari i thotë Ramës se nëse do të ishte vërtet si “si ata që hiqeni”, vendi ynë do të ishte si vendet e atyre që kopjohen.
“Erjoni obamem ti merkelin, sikur te ishit me te vertet kshu si hiqeni sdo ishim ktu ku jemi po do ishim si vendet e atyre qe kopjoni ne sjellje per kamerat dhe jo ne qeversije dhe per tmiren e vendit tuaj. Nderkoh delet ktu beeeee sa bukur,” shkruan qytetari në koment.
Kryeministri në përgjigjen e tij i thotë se pazaret i bën shpesh e me qejf. Rama shton se vendet e atyre “që kopjojnë” nuk i ka bërë as Oboma e as Merkeli.
“Nuk e di ku hyn Merkeli ketu, se une e bej shpesh e me qejf kete pune ka kohe, po vendet e atyre qe “kopjojme” sa per dijeni nuk i kane bere as Obama as Merkeli, po jane bere me pune e mundim me shume se sa shekullor, ndersa per delet nje sugjerim miqesor kam: Ki me shume respekt per veten.”
Kujtojmë se në media përgjatë viteve janë publikuar shpesh fotografi të ish-kancelares gjermane Angela Merkel nëpër markete duke bërë pazaret. Fotot kryesisht janë bërë dhe publikuar nga qytetarë në media sociale. /abcnews.al/