Arsenal armësh dhe municion luftarak pranë burgut të Peqinit, 3 të arrestuar, policia jep detaje

schedule11:45 - 9 Janar, 2022

schedule 11:45 - 9 Janar, 2022

Policia në Elbasan ka finalizuar operacionin e koduar policor “Start 2022”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, Forca Operacionale në DVP Elbasan dhe Komisariati i Policisë Peqin. Në kuadër të këtij janë vënë në pranga tre persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Të arrestuarit janë S. D., 21 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. I riu ka qenë i dënuar më parë për krime kundër personit; A. Ç., 43 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 43-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

Po ashtu, në pranga është vënë 20-vjeçari M. D., banues në Peqin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe i municionit”. Kurse në kërkim është shpallur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” E. T., 20 vjeç, banues në Peqin.

Në bazë të informacioneve operative të grumbulluara, policia gjeti dhe sekuestroi në lagjen ”Xhami” të Peqinit, në një magazinë,  një arsenali armësh, konkretisht një kallashnikov, dy pistoleta, një armë gjahu shotgun, një thikë, një bajonetë, një grantë difensive, një ndezës, municion luftarak, dy palë targa, një sasi të vogël lënde narkotike dhe fara kanabisi.

Tre të arrestuarit dyshohet se janë poseduesit e armëve, pasi në momentin që kanë parë policinë dyshohet se kanë tentuar të fshehin armët në vendin ku u gjetën nga shërbimet e policisë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti “Opel Frontera” dhe 1 aparat celular. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se armët e zjarrit mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale kundër jetës dhe pronës.

Armët e sekuestruara janë dërguar për veprime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!