Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

100 raste të reja me COVID më shumë se dje në Kosovë

schedule15:07 - 8 Janar, 2022

schedule 15:07 - 8 Janar, 2022

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 264 raste të reja me COVID-19. Krahasuar me dje, janë konfirmuar mbi 100 raste më shumë.

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë ndërkohë që aktualisht numri i rasteve të infektuar me COVID në të gjithë vendin është 1251.

 “Nga 7.125 testime, 264 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.



 Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.131. Në total numri i rasteve aktive është 1.251”, ka njoftuar Ministria.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!