Kastrioti ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore me skuadrën e Kategorisë së Parë, Erzeni, sfidë e cila është mbyllur me shifrat 1-0.
Ky takim mes Kastriotit dhe Erzenit është luajtur në stadiumin e Kamzës, ku krutanët arrinin të fitonin përballë kundërshtarit të sotëm.
Golin e vetëm të kësaj sfide e ka shënuar afrimi i kësaj merkatoje Adolf Selmani në minutën e 20, i cili i jep kështu edhe fitoren e parë skuadrës së tij për vitin 2022. Selmani e nis kështu me këmbë të mbarë aventurën e tij te krutanët pas largimit nga skuadra e Teutës, ku luajti në pjesën e parë të sezonit.
Kujtojmë se Kastrioti renditet në vendin e fundit në kategorisë superiore duke grumbulluar vetëm 8 pikë në 15 ndeshje të luajtura, ndërsa Erzeni në 15 javë ka grumbulluar 35 pikë duke u renditur në vendin e dytë në tabelën e Katëgorisë së Parë.
/f.a/abcnews.al