Zbulohet strategjia e Bashës për të penguar grumbullimin e protestuesve para selisë blu

schedule09:25 - 8 Janar, 2022

schedule 09:25 - 8 Janar, 2022

Edhe pak orë kanë mbetur nga protesta e thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha. Basha ka mbërritur i pari në selinë e PD duke u drejtuar në zyrën e tij ku ka planifikuar një ditë normale pune me mbledhje dhe takime. Deri më tani në seli kanë mbërritur Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj, Saimir Korreshi, Zef Hila dhe Ramadan Lika.

Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj raporton se në parkingun e selisë blu kanë nisur të afrohen një numër i madh automjetesh të cilat janë parkuar njëra pas tjetrës duke zënë pjesë më të madhe të hapësirës.

Kjo duket të jetë një strategji e Bashës për të penguar grumbullimet e protestuesve para selisë blu.

Ai ka thirrur sot në takim kryetarët e degëve në orën 11:00 në lidhje me kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor.

Pas mbledhjes me kryetarët e degëve pritet të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike.

Ndërkohë në orën 12:00 ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me mbështetësit e tij do të nisen drejt selisë për të mbajtur protestën kombëtare. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!