E rëndë, 84-vjeçarja në Don Bosko hidhet nga kati i tretë i pallatit dhe ndërron jetë në vend

schedule08:16 - 8 Janar, 2022

schedule 08:16 - 8 Janar, 2022

Një 84-vjeçare me iniciale D.L. është hedhur nga kati i tretë i pallatit në Don Bosko duke ndërruar jetë në vend.

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Me datë 08.01.2022, rreth orës 07:50, në “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja D. L., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!