Adeleke Akinyemi është zyrtarisht lojtar i Laçit. Nigeriani luan si sulmues dhe në vendin tonë ka luajtur kundër Luftëtarit në Europa League.
Sulmuesi ka qenë pjesë e Ventspils në duelin që letonezet e fituan 5-0 në Elbasan kundër Luftëtarit dhe ka shënuar katër, pas dy golave në takimin e parë të mbyllur me rezultatin 3-3.
Akinyemi më pas kaloi në Norvegji, duke luajtur me Start dhe Ham Kam, duke mos u ngritur në lartësinë e pritshmërive. / abcnews.al