Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rehabilitimi i Ballshit me buxhetin vendor dhe donatorët

schedule13:39 - 11 Shkurt, 2019

schedule 13:39 - 11 Shkurt, 2019

Ballshi drejtohet nga një bashki e djathtë, por kjo nuk i ka penguar vendorët të bëjnë më të mirë për qytetin e tyre. Investimet kanë zënë prioritet në buxhetin e vogël të bashkisë, por edhe duke u ndihmuar nga donatorët.

Mund të mos ketë ngjyrat dhe dekorin e qyteteve të mëdha, por ka një infrastrukturë të rehabilituar dhe funksionale. Teza se pushteti vendor dhe qendror duhet të jenë në të njëjtën anë për të prodhuar mirëqënie, këtu në Ballsh nuk vërtetohet. Bashkia e djathtë ka gjetur mënyrën për të punuar edhe pa mbështetjen e qeverisë.

Agron Kapllanaj kryetar i Bashkisë Mallakastër: “Ne nuk i kemi patur sytë nga qeveria, por kemi bërë tonën, kemi mbledhur të ardhurat dhe i kemi përdorur aty ku duhet. Kemi bërë projekte, kemi kërkuar edhe donacione dhe një pjesë e mirë na janë gjendur”.

Buxheti vendor shkon për investime jetike si rrugët e brendshme të lagjejeve. Hapësirat argëtuese ndërkohë po mundësohen nga donatorët

Agron Kapllanaj kryetar i Bashkisë Mallakastër: “Ky është një kompleks sportiv që i kishte munguar Ballshit. Ishte një premtim eklektoral dhe sot kemi këtë bbukuri që qytetarët e prekin dhe kjo falë kontributit të USAID, FSHF dhe Bashkisë Mallakastër”.

Nga ana e tyre qytetarët nuk duan t.ia dinë se nga vijnë paratë. Punët po kryhen ashtu si duhet, duke filluar nga lagjet më problematike ku nuk kishte  rrugë , kanalizime dhe ndricim

Banore: “Kanë qenë për ibret por janë bërë shumë mirë, gropa gropa të pasistemuara, të palyera”.

Në 3 vjet në Ballsh janë rehabilituar rrugët dhe infrastruktura e disa lagjeve infrastruktura e të cilave kishte degraduar në mungesë të investimeve dhe mirëmbajtjes. Të gjitha këto u mundësuan nga buxheti i bashkisë dhe donatorëve.

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!