“Çdo zgjidhje duhet të kalojë përmes Europës”. Kështu deklaroi presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen lidhur me krizën në Ukrainë dhe dialogun e drejtpërdrejtë mes SHBA-së dhe Rusisë.
E gjithë situata gjeopolitike në rajon kërkon që Bashkimi Evropian të propozojë vizionin e tij së bashku me palët e interesuara”, saktëson ajo.
Kujtojmë se javët e fundit janë ashpërsuar tonet mes Rusisë dhe perëndimit. Ndërkohë që Moska ka përqëndruar forcat në kufi me Ukrainën, BE dhe SHBA-të kanë kërcënuar me sanksione. g.v/abcnews.al