U arrestua për skandalin e pagave, specialisti i IT kishte pasion fotot e vajzave nudo

schedule16:25 - 7 Janar, 2022

schedule 16:25 - 7 Janar, 2022

Andi Agaraj është specialist i IT, në mesin e katër të arrestuarve për skandalin e publikimit të pagave të mijërave shqiptarëve. Agaraj akuzohet se ka shitur të dhënat personale të 650 mijë qytetarëve shqiptarë tek dy përmbarues.

Por specialisti i IT ka një tjetër pasion. Më herët ai ka qenë i njohur për mediat, pasi ka dalë shpesh publikisht për të shprehur se ka pasion për të fotografuar vajza nudo.  “Nudizmi është art”, ka thënë Agaraj në një intervistë disa muaj më parë, pasi publikoi kalendarin e nudizmit për vitin 2021.

Katër persona janë vënë në pranga pas hetimeve të prokurorisë për rrjedhjen e të dhënave nga AKSHI. Andi Agaraj dhe Eni Qirjako janë dy specialistët e IT te Drejtoria e Tatimeve, të cilët morën të dhënat personale duke ja shitur më pas dy përmbaruesve, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

g.v/abcnews.al