Çfarë shqetëson fëmijët në shkollë?

schedule15:26 - 22 Nëntor, 2017

schedule 15:26 - 22 Nëntor, 2017

Vetë fëmijët mendojnë se qeveria duhet të bëjë më tepër për të ndihmuar të vegjlit që ndihen të përjashtuar për shkak të varfërisë, diskriminimit etnik apo aftësisë së kufizuar. Mendimin e tyre e dhanë për “Save the Children” e cila pyeti moshat nga 12 deri ne 17 vjeç për problemet që i shqetësojnë në tetë bashki të vendit. 10% e fëmijëve thanë se nuk janë të sigurtë në shkolla.

10 % e fëmijëve nuk ndjehen të sigurtë në shkollë. Shqetësimet e tyre kanë të bëjnë kryesisht me dhunën fizike dhe bulizmin.
Të dhënat vijnë në “Zëri i të Rinjve në Shqipëri 2017” një studim i zhvilluar rreth tre vite më parë në Suedi dhe i përshtatur për vendin tonë nga “Save the Children”.
Rreth 1200 fëmijë të moshave 12, 14 dhe 17 vjeç në tetë bashki të vendit në zona rurale dhe urbane dhanë pikëpamjet e tyre për problemet që i prekin referuar Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.

“58% kanë parë fëmijë të dhunohen fizikisht, ndërsa 34% kanë qenë viktima të bulizmit. Vajzat janë ngacmuar dy herë më shumë se djemtë. 56% e fëmijëve mendojnë se strukturat përkatëse duhet të bëjnë më shumë për të eleminuar fenomenin e bulizmit. 87% që strukturat përkatëse duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar fëmijët që dëmtojnë veten 39% e fëmijëve janë të pasigurt ose nuk dinë ku mund të drejtohen kur ndjehen të dhunuar apo trajtuar në mënyrë të padrejtë”.

Rreth 90% e fëmijëve e konsiderojnë shumë të rëndësishme praninë e psikologut në shkolla pasi tregojnë se ndjehen nën stres edhe për rezultatet që marrin apo detyrat që iu lenë.

“73% ndjehen të stresuar nga detyrat dhe 75% ndjehen të stresuar nga rezultatet në shkollë”.

Ndërkohë, vitin e fundit rreth 25% e djemve në zonat rurale kanë treguar që vështirësitë financiare i kanë penguar të marrin pjesë në veprimtaritë shkollore ose jashtëshkollore. Thuajse të gjithë fëmijët e pyetur mendojnë se qeveria duhet të bëjë më tepër për të ndihmuar të vegjlit që ndihen të përjashtuar për shkak të varfërisë, diskriminimit etnik apo aftësisë së kufizuar./abcnews.al

 

https://youtu.be/aCgxp796OFw