Jo vetëm të shqiptarëve, “blerësit” nxorën sheshit dhe pagat e tyre, zbulohen të dhënat

schedule12:16 - 7 Janar, 2022

schedule 12:16 - 7 Janar, 2022

Eni Qirjako dhe Andi Agaraj 31 vjeç specialistë të IT, si dhe Klodian Sota e Endri Ikonomi punonjës të subjekteve private janë arrestuar lidhur me skandalin e pagave. Të gjithë u përfshinë në këtë skandal si pasojë e një zinxhiri me dorëzimin e të dhënave te njëri tjetri, por në databazën që sot e zotëron pothuajse çdo qytetar, janë edhe të dhënat e tyre personale.

Klodian Sota 43 vjeç nga Lushnja i cili bleu databazën për 20 mijë lekë rezulton të jetë administrator i firmës private “Smart Collection” në Tiranë, një zyrë përmbaruese private. Sipas të dhënave që kanë rrjedhur në media, rezulton të jetë administrator te firma private përmbaruese “Smart Collection” me pagesë 40 mijë lekë të reja në muaj.

Lexo edhe: Pagat e 690 mijë shqiptarëve u shitën për 20 mijë lekë. Abcnews.al zbardh dosjen e prokurorisë

Lista shkoi më pas për 30 mijë lekë në duart e Endri Ikonomit 46 vjeç nga Tirana. Sipas të dhënave të sistemit që ka rrjedhur, rezulton që Ikonomi të jetë drejtor i përgjithshëm në institucionin financiar “Credit 2 All” me pagë 387.774 Lekë të reja. Dy të arrestuarit e tjerë janë specialisti i IT, Andi Agaraj 31 vjeç nga Patosi, sipas të dhënave të publikuara, rezulton i punësuar tek AKSHI me pagë 102.520 mijë Lekë të reja, si specialist i nivelit të lartë.

Kurse specialistja e IT, Eni Qirjako 24 vjeç nga Vlora, sipas të dhënave të publikuara, rezulton e punësuar tek AKSHI me pagë 102.560 mijë Lekë të reja, si specialiste e nivelit të lartë. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!