Pikat kthesë për planetin: Ndryshimet klimatike dhe koronavirusi

schedule10:03 - 7 Janar, 2022

schedule 10:03 - 7 Janar, 2022

Nga Emil J.Bergholtz, Nele Brusselaers dhe Andrew G. Ewing, Politico.eu

Një numër gjithnjë e më i madh ekspertësh kanë theksuar se duhet të mësojmë të jetojmë me COVID-19, megjithatë, si shkencëtarë,  ne mendojmë se kjo thellësisht e gabuar. Argumente të ngjashme kanë qenë të suksesshme në të kaluarën, si pretendimet se ne duhet të mësojmë të “jetojmë me ndryshimet klimatike”. Dhe debati për COVID-19 po zhvillohet në të njëjtin drejtim.

Të dyja këto qasje kanë të njëjtat komponentë:  Tingëllon e arsyeshme dhe reale në fillim, por nuk parashikon ndryshimet e nxitura në mënyrë eksponenciale. Ekonomistët shpesh mbështesin ide të tilla afatshkurtra. Për shembull, William Nordhaus, fituesi i Nobelit për Ekonominë në 2018, kishte sugjeruar se rritja e temperaturës së Tokës me 3.5 gradë Celsius deri në vitin 2100 do të ishte optimale.

Megjithatë, shkencëtarët e klimës kanë treguar që vlerësimi i Nordhaus është plotësisht i pasaktë. Llogaritjet e Nordhaus-it ishin lineare, ndërsa pikat e kthesës ishin si akullnajat e shkrira, ndryshimi i rrymave oqeanike dhe shpyllëzimi, dhe efektet e tyre të ndërlikuara do ta bënin të pamundur rikthimin e Tokës në normalitet, raporton abcnews.al

Një rritje prej 3.5 gradësh  mund të kërcënojë gjithë ekzistencën tonë. Dhe ashtu si procesi i ndryshimit të klimës, COVID-19 gjithashtu ka pika kthese, për sa i përket shfaqjes së varianteve të reja, më të transmetueshme të virusit, secila prej të cilave shkakton sfida më të ashpra për njerëzimin.

Shfaqja e  variantit Omicron përfaqëson një pikë të re kthese, me një vlerë R dukshëm më të lartë se varianti Delta dhe  po aq shqetësuese. Në thelb të kësaj qëndron fakti se sëmundja nuk është aq e rëndë. Por kjo mënyrë “lineare” e të menduarit ka të meta, pasi injoron rrezikun e varianteve të tjera të reja, pikave të reja kthese dhe reagimeve të mëtejshme. Variantet e tjera që mund të shkaktojnë sëmundje më serioze, por nuk përhapen aq shpejt sa Omicron mund të qarkullojë në të njëjtën kohë.

Kur bëhet fjalë për COVID-19,  njerëzit reagojnë  pasi përhapjes së mutacioneve. Shkalla globale e mutacioneve varet nga numri i rasteve, dhe rritja e numri të rasteve rezulton në shumim të virusit- pra një shans më i madh për të pësuar mutacion. Dhe megjithëse mutacionet janë kryesisht të rastësishme, ato viruse të reja që mund të përhapen më shpejt ose nuk pastrohen në mënyrë efektive nga sistemi imunitar, nga vaksinimi ose nga infeksioni i mëparshëm  përhapen në popullatën e përgjithshme.

Një pikë kthese e pakthyeshme me të cilën po përballemi tani në lidhje me COVID-19 është se, për shkak të varianteve më ngjitëse si Omicron, masat si distanca fizike ose mbajtja e maskave nuk janë të mjaftueshme për ti dhënë fund pandemisë.

Një pikë kthese edhe më serioze do të ishte një variant që është më virulent dhe më infektues. Për shembull, një kombinim i Omicron me Delta mund të jetë katastrofik.

Kështu, ajo që duhet të bëjmë është të shtypim virusin.  Shumica në Perëndim besojnë se të gjithë do të infektohen me Covid, se nuk ka alternativë tjetër, pavarësisht se disa vende lindore kanë vërtetuar  se shtypja funksionon. Në fakt, një strategji eliminimi sjell rezultate superiore në të gjitha aspektet: për shëndetin, ekonominë dhe liritë civile. Nëse të gjitha vendet do të kishin ndjekur këtë strategji, pandemia mund të merrte fund.

Por me çdo pikë kthese, po bëhet më e vështirë të ndiqet strategjia e eliminimit dhe imuniteti i tufës. Alternativa tjetër është të presësh për vaksina potencialisht më të mira. Por nëse do të presim vaksinat, duhet të vaksinohet e gjithë bota ose asnjë. Raundi i parë i vaksinave u zhvillua dhe u prodhua në kohë rekord; megjithatë, koncepti i vaksinimit të gjithë popullsisë së botës përpara se vaksinat të skadojnë  ka treguar se është jopraktike. Dhe gara midis zhvillimit të vaksinës dhe mutacionit të virusit do të bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u fituar.

Shpërndarja e vaksinave vetëm në një pjesë të botës nuk do të lejojë vetëm shfaqjen e varianteve të reja por të zgjasë edhe më shumë pandeminë.

Si pandemia COVID-19 ashtu edhe ndryshimi i klimës janë pjesë e natyrës globale. Të dy janë shembuj të tragjedisë së të përbashkëtave, me optimizim naiv lokal dhe afatshkurtër që çon në një rezultat të përbashkët katastrofik. Por pengesat janë politike, jo shkencore. Të dyja mund të menaxhohen me një qasje koherente dhe të bazuar në shkencë.

Për COVID-19, ashtu si për klimën, duhet të kuptojmë se qasja aktuale nuk është e qëndrueshme. Në secilin rast, sfida është e natyrës jolineare dhe kalimi i një pike përtej së cilës situata bëhet cilësisht e pakthyeshme mund të jetë katastrofike për brezat aktualë dhe të ardhshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!