Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, deri më tani janë infektuar mbi 300 milionë persona në të gjithë botën dhe janë regjistruar 5,472,263 viktima. Shtetet e Bashkuara ,vendi më i prekur ka regjistruar 58,449,898 raste dhe 833,957 viktima. SHBA përbën më shumë se 19% të rasteve dhe më shumë se 15% të viktimave në mbarë botën.
Numri i rasteve në mbarë botën tejkaloi 100 milionë më 26 janar 2021; dhe shënoi 200 milionë më 4 gusht. Ndërsa shkollat kanë rihapur dyert e tyre dhe nxënësit po kthehen në klasa me protokolle të ndryshme sipas shteteve, përsëri mbetet shqetësimi për rritjen e rasteve.
“Miliona fëmijë janë rikthyer në shkolla të hënën, pavarësisht transmetimit të pakontrolluar të Omicron në të gjitha moshat në Francë dhe rekordit prej 167,000 rastesh në ditë mesatarisht”, sipas agjencisë franceze.
/abcnews.al