Dj Dagz dhe Einxhel janë parë më të afërt se kurrë me njëri-tjetrin. Pasi shkëmbyen një tjetër puthje, ata kanë shijuar një natë romantike në suitën brenda shtëpisë së famshme. Dyshja kanë preferuar të kalojnë disa momente larg banorëve të tjerë, ku janë shfaqur mjaft të afërt.
Nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet ndërsa kanë shijuar dhe vaskën. Einxhel, e cila është kritikuar për distancën që ka mbajtur ndaj Dj nga Kosova, duket se ia ka lënë vendin ndjenjave. Më parë, ajo është shprehur se nuk dëshironte të krijonte një lidhje brenda pavarësisht ndjenjave ndaj tij.