Luftojnë për çmimin e madh, shifrat e “kripura” që kanë marrë deri më tani banorët e Big Brother

schedule11:54 - 6 Janar, 2022

schedule 11:54 - 6 Janar, 2022

Personazhet publikë që ndodhen brenda shtëpisë së Big Brother kanë qenë ndër më të komentuarit përgjatë këtyre tre muajve. Luftojnë të gjithë për çmimin e madh por përflitet se ata paguhen për qëndrimin e tyre brenda shtëpisë së famshme. Sipas të dhënave, banorët fitojnë nga 1,500 euro për çdo javë qëndrimi.

Janë bërë 14 javë që nga nisja e spektaklit dhe nëse iu referohemi këtyre të dhënave, banorët kanë siguruar disa mijë euro deri më tani. Donaldi, Arjola, Iliri, Monika e Beniada deri tani kanë grumbulluar nga 21 mijë euro për 14 javë qëndrim të izoluar në shtëpi.

 

Ndërkohë, Einxhel dhe Beatrix kanë 11 javë brenda shtëpisë dhe pagesa e tyre ka arritur në 16,500 euro. Meridiani ka 7 javë, që i bie se deri tani ka fituar 10,500 euro. Dj Dagz ka 9 javë në shtëpi, e përkthyer në para gjithsej 13,500 euro. Prej javësh flitet se banorët paguhen, megjithëse nga ana e produksionit, nuk ka pasur asnjë reagim.

Për më tepër, kujtojmë që Big Brother është shtyrë deri në 18 Shkurt dhe finalistët do të marrin nga 10 mijë euro.

/abcnews.al