Besiktashi i Vidës dhe Miralem Pjanic fituan Superkupën e Turqisë duke mundur Antalyasporin e Andrea Polit në një finale shumë të ekuilibruar të luajtur në Doha.
Ndeshja u vendos vetëm me penallti, pasi koha e rregullt dhe shtesë përfunduan 1-1, falë golit dhe autogolit të Hutchinson, mesfushorit të Besiktas. Në serinë nga penalltia, përcaktues kanë qenë gabimet e Erdilman dhe Floranus, ndërsa skuadra e Karavelit është shumë precize dhe shënon 4 nga 4.
Pas përballjes në finalen e Kupës së Turqisë më 18 maj, Besiktas konfirmohet si bisha e zezë e Antalyasporit./ h.ll/abcnews.al
Bir takım, üç kupa.#Z1RV3 pic.twitter.com/gvIcv2Kh3z
— Beşiktaş JK (@Besiktas) January 5, 2022