Pa patentë dhe “tapë” në timon, arrestohen 5 shoferë në Dibër, shumica të rinj

schedule14:28 - 5 Janar, 2022

schedule 14:28 - 5 Janar, 2022

5 shoferë janë arrestuar në Dibër për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 4 prej tyre janë të rinj në moshë dhe janë ndaluar sepse e kanë drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë.

Si rezultat i kontrolleve policia njofton se janë arrestuar në flagrancë dy drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, dhe tre të tjerë që drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi, dhe konkretisht:

  • K., 48 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip  “Volkswagen”, në gjendje të dehur në  masën 0.98 mg/litër.
  • L., 22 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip  “Benz Mercedes”, në gjendje të dehur në masën 0.70mg/litër.
  • T., 25 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip ‘Ford fiesta’, pa u pajisur me leje drejtimi.
  • B., 24 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip ‘BMË’, pa u pajisur me leje drejtimi.
  • H., 28 vjeç, u konstatua duke drejtuar një motomjet, pa u pajisur me leje drejtimi dhe pa dokumentacion përkatës.

Shkeljet e konstatuara përbëjnë rrezik për përfshirje në aksidente rrugore. Kontrollet janë përqendruar në akset rrugore kryesore por edhe në ato rurale. Materialet procedurale në ngarkim të personave të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!