Maduro refuzon ndërmjetësimin e BE-së

schedule11:39 - 9 Shkurt, 2019

schedule 11:39 - 9 Shkurt, 2019

Ideja e Bashkimit Europian për të ndërmjetësuar në situatën e krijuar në Venezuelë është refuzuar nga Nicolas Maduro. Ndërkohë lideri i opozitës Juan Guaido u ka bërë apel venezuelianëve që të dalin në protesta.

Nicolas Maduro refuzon ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Presidenti venezuelian nuk pranoi dokumentin përfundimtar të grupit të kontaktit ndërkombëtar të Bashkimit Europian. Dokument që Meksika, Bolivia dhe vendet e Karaibeve refuzuan të firmosin dhe ku shkruhet se promovohet hapja e një procesi electoral, koordinimin e një misioni humanitar dhe dërgimin e një misioni teknik.

Bashkimi Europian dhe Federica Mogherini janë dënuar të dështojnë nëse vazhdojnë të dëgjojnë ekstremin e djathtë venezueliane, deklaroi Maduro. Më pas, ai theksoi se refuzonte paragjykimin e dokumentit të grupit të kontaktit ndërkombëtar. Por ai shtoi se është i gatshëm të presë çdo të dërguar nga grupi dhe të vendosë lidhje.

Ndërkohë Juan Guaido, kryetar i parlamentit i njohur si president i ligjshëm nga shumë vende perëndimore, u ka kërkuar venezuelianëve që të dalin në protesta këtë fundjavë dhe të martën e ardhshme, duke e konsideruar si një krim kundër njerëzimit ndalimin e hyrjes së ndihmave humanitare në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!