Drejt Athinës, 45 vjeçares nga Lezha i sekuestrohen mbi 25 mijë euro në Kakavijë

schedule09:06 - 5 Janar, 2022

schedule 09:06 - 5 Janar, 2022

20.950 euro janë sekuestruar mëngjesin e sotëm në pikën e kalimit kufitar Kakavijë. Eurot janë gjetur në çantën e një 45 vjeçareje banuese në Lezhë dhe rezidente në Athinë, e cila udhëtonte si pasagjere në autobusin e linjës Lezhë-Athinë.

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 20.950 euro. Procedohet penalisht poseduesja. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, shtetasen A. B., 45 vjeçe, banuese në Lezhë dhe rezidente në Athinë, e cila udhëtonte si pasagjere në autobusin e linjës Lezhë-Athinë.Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe shërbimet doganore, në çantën e 45-vjeçares janë gjetur 20.950 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar”, thotë policia.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, 45 vjeçarja u vu nën hetim për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!