Rusia zhvillon të enjten bisedime urgjente me Ukrainën, Gjermaninë dhe Francën lidhur me grumbullimin e trupave ruse në kufi.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Interfax raporton se përpjekja e ripërtërirë diplomatike vjen për shkak të rritjes së tensioneve pasi sipas zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas Moska ka dislokuar dhjetëra-mijëra trupa në kufijtë e Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e kanë paralajmëruar Rusinë për kostot e larta të çdo ndërhyrjeje të mëtejshme në territorin ukrainas përtej rajonit Donbas të Ukrainës lindore ku aktualisht sundijnë forcat pro-ruse.
Bisedimet u cilësuan si formati i Normandisëu pasi përfaqësuesit e katër vendeve, Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës u takuan në Normandi të Francës për herë të parë më 6 korrik 2014, pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainën lindore.