1,197 raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Betejën me COVID e kanë humbur 15 qytetarë.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë 4 në Shkup, 3 në Manastir, nga 2 në Ohër dhe Vallandovë, ndërsa nga 1 në Prilep, Veles, Gjevgjeli dhe Negotinë. Numër më të madh të të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 766 raste të reja.
Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se me shifrat e ditës së martë, numri i rasteve aktive është rritur në 5,667 persona nga 227,000 persona të diagnostikuar me COVID-19 që nga paraqitja e pandemisë. Deri më tani jetën e kanë humbur 7,996 veta. /abcnews.al