Dy persona Elbasan dhe Librazhd janë arrestuar nga policia për dhunë në familje. Blutë bëjnë me dije se në pranga është vënë F. Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Ndërsa L. Z., 53 vjeç, banues në Prrenjas, është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Në ditët e para të këtij viti ka pasur shtim të rasteve të dhunës në familjes, parë kjo nga komunikatat fundit të policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin L. Z., 53 vjeç, banues në Prrenjas, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /Abcnews.al