Tensionet në Ukrainë: Të enjten zhvillohen bisedime në formatin e Normandisë

schedule08:43 - 4 Janar, 2022

schedule 08:43 - 4 Janar, 2022

Rusia zhvillon të enjten bisedime urgjente me Ukrainën, Gjermaninë dhe Francën lidhur me grumbullimin e trupave ruse në kufi.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Interfax njoftoi se përpjekja e ripërtërirë diplomatike vjen për shkak të rritjes së tensioneve pasi sipas zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas Moska ka dislokuar dhjetëra-mijëra trupa në kufijtë e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e kanë paralajmëruar Rusinë për kostot e larta të çdo ndërhyrjeje të mëtejshme në territorin ukrainas përtej rajonit Donbas të Ukrainës lindore ku aktualisht sundijnë forcat pro-ruse.

Frankreich Paris | Normandie Treffen | Zelenskiy, Merkel , Macron und PutinPamje nga takimi i Normandisë në nëntor 2019, Vladimir Zelensky, Angela Merkel, Emanuel Macron dhe Vladimir Putin

Formati i Normandisëu pagëzua kështu pasi përfaqësuesit e katër vendeve, Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës u takuan në Normandi të Francës për herë të parë më 6 korrik 2014, pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainën lindore.

Kush do të marrë pjesë në bisedimet e së enjtes në Moskë?

Mikpritës i bisedimeve do të jetë Dmitry Kozak, nënkryetari i administratës presidenciale ruse. Qeveria gjermane do të dërgojë Jens Plëtner, këshilltar për politikën e jashtme të kancelarit gjerman Olaf Scholz. Plëtner do të udhëtojë për në Moskë këtë javë, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit.

Russland Militärübungen
Moska ka dislokuar dhjetëra-mijëra trupa në kufijtë e Ukrainës

Hebestreit nuk pranoi të komentojë për njoftimet e një gazete në lidhje me mundësinë e takimit këtë muaj të kancelarit Scholz me Presidentin rus Vladimir Putin .

Parisi do të dërgojë Emmanuel Bonne, këshilltar i presidentit francez Emmanuel Macron. Se kush do të përfaqësojë Ukrainën nuk dihet ende./DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!