Shqiptari në Vjenë sulmon nënën me fshesë dhe kërcënon vëllanë me thikë

schedule08:37 - 4 Janar, 2022

schedule 08:37 - 4 Janar, 2022

Një shqiptar në Vjenë të Austrisë ka sulmuar me fshesë nënën e tij dhe ka kërcënuar me thikë të vëllanë.

Mediat bëjnë me dije se të dy ata kanë shpëtuar pa lëndime. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 22-vjeçarit nga Kosova.

Nga sa mësohet atij i është ndaluar kthimi në banesë deri në një urdhër të dytë, edhe në rast se del nga qelia, si dhe takimet me familjarët.

I riu prej kohësh kishte qenë i dhunshëm me ta duke shfaqur shenja agresiviteti. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!