Më shumë se 1 milion persona në SHBA janë infektuar me Covid-19, gjatë 24 orëve duke shënuar një rekord të ri ditor global. Një total prej 1.06 milion njerëz në të gjithë SHBA-në rezultuan pozitivë me virusin, një shifër e nxitur kryesisht nga varianti Omicron, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Shifrat e të hënës janë pothuajse dyfishi i rekordit të mëparshëm prej rreth 590,000 të infektuarish vetëm katër ditë më parë në SHBA.
SHBA ka regjistruar 57,131,187 raste dhe 848,885 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al