Bypass-i i Fierit/Punonjësit në protestë për pagat e 2015-ës

schedule13:48 - 22 Nëntor, 2017

schedule 13:48 - 22 Nëntor, 2017

Nënkontraktorët dhe punonjës të Bypassit të Fierit dhe Vlorës bllokuan për disa minuta rrugën Lushnje -Fier në shenjë proteste për detyrimet e prapambetura. Ata kërkuan paratë për punën e kryer në këto kantiere. 1000 punonjës të 55 kompanive që punuan për këto vepra nuk janë paguar për 6 muajt e fundit të vitit 2015. Vlera e papaguar nga Serenissima për nënkontraktorët shqiptarë shkon në miliona euro. Italianët e Serenisimas braktisën puninet për bypassin e Fierit vitin e kaluar. Punimet ishin ndalur që në vitin 2015. Pas largimit të italianëve qeveria tentoi të rifillojë punën me firma të tjera, por sërish dështoi. Kjo është protesta e dytë brenda një muaji e nënkontratorëve të Serenissimas./abcnews.al